×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryesindikalisti i Trepçës ngre alarmin: Problemet me paga dhe mungesa e investimeve po detyrojnë emigrimin

    FrontOnline
    13 Korrik 2025

    Puna në minierë mbetet një nga profesionet më të vështira dhe më të rrezikshme në vend, ku përveç sfidave fizike minatorët përballen çdo ditë me kushte të rënda pune, mungesë të sigurisë teknike dhe pagë të pamjaftueshme.

    Pagat e ulëta, kushtet e vështira të punës dhe mungesa e investimeve në infrastrukturë, veçanërisht në përmirësimin e mikroklimës brenda minierave, janë kthyer në problematika serioze që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve.

    Këto kushte jo të favorshme po detyrojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të largohen nga vendi, duke e lënë sektorin pa fuqi punëtore.

    Nga Sindikata se Minatorëve, kanë ngritur alarmin për nevojën e ndërhyrjeve të menjëhershme dhe konkrete për të shmangur problemet madhore në këtë ndërmarrje.

    Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi, në një prononcim për “Front Online” ka ngritur shqetësimin për kushtet e rënda në të cilat po punojnë minatorët, veçanërisht sa i përket mikroklimës brenda minierave dhe mungesës së investimeve të nevojshme.

    Ai tha se temperaturat e larta dhe mungesa e pajisjeve po cenojnë seriozisht shëndetin e punëtorëve.

    “Sfidat më të mëdha të minatorëve janë kushtet bazike sidomos mikroklima në minierë është jashtëzakonisht e nevojshme për shkak të temperaturave të larta dhe për shkak të mos investimeve në ndërmarrje po krijon sfida tek minatorët dhe shëndeti i tyre”, deklaroi ai pwr Front Online.

    Januzi gjithashtu theksoi vështirësitë në realizimin e pagave për shkak të borxheve të akumuluara ndër vite.

    “Ka sfida në realizimin e pagave për shkak të çështjeve përmbarimore obligimeve e borxheve të akumuluara ndër vite është krijuar vështirësi në realizimin e pagave në afatet kohore, muajt e fundit ja kemi dal disi me vështirësi të mëdha”, u shpreh ai.

    Tutje, januzi u ankuar edhe për pagat duke thënë se pagat janë shumë të ulëta karshi inflacionit.

    “Një pagë e minatorit ka mbetur shumë ulët krahasim me lëvizjet e çmimeve të tregut me inflacionin në vend, duke marrë përbaz edhe borxhet e ndërmarrjes kemi mbet në një udhëkryq e s’po dimë si të veprojmë”, potencoi Januzi.

    Sipas Januzit, mosqëndrueshmëria financiare po shtyn shumë minatorë të kërkojnë mundësi pune jashtë vendit.

    “Mos qëndrueshmëria financiare po ndikon negativisht tek vendimet e minatorëve ku po emigrojnë jashtë vendit në këto vitet e fundit punëtorët”, përfundoi Januzi për “Front Online”.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme27 Gusht 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim emisarin francez për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz. “Sot, pata...
    Lajme27 Gusht 2025
    Oda Ekonomike e Kosovës së bashku me Shoqatën e Prodhuesve të Kosovës në kuadër të saj, kanë shprehur shqetësimin e thellë lidhur...
    Lajme27 Gusht 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se institucionet duhet të themelohen sa më shpejt dhe kuvendit duhet të...
    Të tjera
    Lajme27 Gusht 2025
    Më 24 korrik, ish-presidenti Hashim Thaçi dha një intervistë në emisionin Rubikon në Klan Kosova. Pavarësisht shumë reagimeve që nxiti ne publik,...
    Sport27 Gusht 2025
    Barcelona nuk ka mundur ende t’i veshë fanellat e reja në gara zyrtare në sezonin 2025/26, një situatë që po shkakton kokëçarje...
    Vip27 Gusht 2025
    Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, po qëndron për një vizitë në Kosovë, ku po punon për finalizimin e një projekti në...
    Lajme27 Gusht 2025
    Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje si Ministër, pas zgjedhjes së Dimal Bashës si Kryeparlamentar. Aliu ka thënë...
    Lajme27 Gusht 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u takua me emisarin francez për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz. Takimi u mbajt në...
    Ekonomi27 Gusht 2025
    Gjatë muajit korrik, importet e Kosovës kanë shënuar rritje të ndjeshme, duke reflektuar kërkesën e lartë në tregun vendor dhe varësinë nga...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.