Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini ka thënë se të gjitha qeveritë e deritanishme kanë premtuar gjatë fushatës, por premtimet e tyre nuk janë realizuar asnjëherë.
“Për fat të keq këtu në republikën tonë shkelësit më të mëdhenjtë të ligjit he moszbatimin e tyre e kanë qeveritarët e tanë dhe këtu jemi në atë problematik, sepse udhëheqësit tonë edhe e pandërgjegjshme ndaj premtimeve të cilat i ka dhënë gjatë fushatave të cilat nuk i realizon”, ka thënë Avni Ajdini.
Ajdini ka renditur disa nga premtimet që nuk u realizuan ndër vite nga politikanët.
“Duke marrë për bazë nga viti 2013 paga minimale nuk ka lëvizur edhe pse është premtuar disa herë paga minimale ka mbetur aty ku është por edhe marrëveshja kolektive nuk është nënshkruar pas vitit 2017 edhe kjo ka skaduar. Nuk është bërë skema pensionale të cilën punëtorët të cilët kanë punuar në ish-sistemin kanë mbetur pa e realizuar të drejtën e tyre për të marrë pension të plotë dhe këtë çështje nuk e ka rregulluar qeveria jonë. Siguria dhe shëndeti ende nuk janë, jemi i vetmi shtet që ende nuk kemi sigurim shëndetësorë, ka thënë ai për Front Online.
Pandemia goditi keq Kosovën, por s’ka protestë nga BSPK-ja për “1 Maj”