×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryesia e LDK-së takon sekretarin e jashtëm të mbretërisë së bashkuar, David Lammy

    FrontOnline
    02 Prill 2025

    Sot, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica Xhelili, së bashku me anëtarët e Kryesisë, Muhamet Hamiti dhe Alush Gashi, kanë zhvilluar një takim me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy.

    Në fokus të diskutimeve ishin zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së ndaj këtyre çështjeve. Pjesë e bisedimeve ishte edhe vlerësimi i mbështetjes së vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për proceset e shtetndërtimit në Kosovë.

    LDK gjithashtu ka mirëpritur emërimin e ambasadores Karen Pierce si Dërguese e Posaçme për Ballkanin Perëndimor, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të shtuar të Bashkimit Europian dhe aktorëve ndërkombëtarë në rajon.

    Në përmbyllje të takimit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur falënderimet për Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e saj të pakursyer në konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe forcimin e stabilitetit rajonal.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Ish-anëtari i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faik Fazliu, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale. Ai ka bërë me...
    Lajme05 Prill 2025
    Opozita do t`i përgjigjet pozitivisht ftesës së ish-kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, për takim me liderët e partive politike, ku do të...
    Lajme05 Prill 2025
    Në datat 7-9 prill, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, do të udhëtojë në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnje-Hercegovinë. Në...
    Të tjera
    Sport05 Prill 2025
    Ikona e Bayern Munichut, Thomas Muller, do të largohet nga klubi në fund të sezonit 2024/25, duke përfunduar epokën 17 vjeçare me...
    Kronika05 Prill 2025
    Një grua është gjetur pa shenja jete në Nabërgjan të Pejës. Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Sipas raportimeve, ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka pranuar se mandatet e tij në detyrë nga viti 2009 deri në vitin 2017...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në një takim me përfaqësues të Sindikatave të Bashkuara. Berisha u ndal te tarifat...
    Sport05 Prill 2025
    Xhiroja e 27-të në Superligën e futbollit kosovar, sot po sjell dy ndeshje fantastike. Ballkani përballet me Suharekën nga ora 15:00 në...
    Vip05 Prill 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku rreth një javë më parë ka publikuar projektin e saj muzikor. Ndërkaq, pak më parë Elton...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.