×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në rend dite debati për borxhet e kompanive ambalazhuese të ujit

    FrontOnline
    01 Nëntor 2024

    Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën nga ora 11:00, ka njoftuar Kuvendit.

    Një ndër pikat e rendit të ditës është edhe debati parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    Rendi i ditës

    I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

    1. Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje.

    III. Vazhdimi i Seancës së Jashtëzakonshme, të filluar më 16.10.2024

    1. Debat Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    IV. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

    1.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

    2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    3.    Pyetjet parlamentare,

    4.    Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

    5.    Votimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore,

    6.    Votimi i Projektligjit nr.08/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës  dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale,

    7.    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

    8.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,

    9.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,

    10.    Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-283 për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin nr. 05/L-087 për kundërvajtje,

    11.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-276 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve  të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveria dhe ministrat,

    12.    Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

    13.    Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,

    14.    Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë,

    15.    Votimi për themelimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb,

    16.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-324 për financimin e menaxhimit të resurseve ujore,

    17.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-325 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore,

    18.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-326 kundër dukurive negative në sport.

    V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

    Nga Rubrika
    Lajme01 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, përmes një shkrimi në rrjetin social Facabbok ka demantuar Ministrin e Financae, Hekuran Murati, se janë harxhuar...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Dogana e Kosovës ka parandaluar një përpjekje për kontrabandë medikamentesh gjatë një kontrolli të kryer në kabinën e një maune, duke zbuluar...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Gjermania i ka kërkuar Serbisë që të rishqyrtojë projektligjin e saj që e shpall Kosovën...
    Të tjera
    Lajme01 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, sërish i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili në një postim të fundit në...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Mbështetja e Francës për Kosovën në rrugën e anëtarësimit euro-atlantik, përkushtimi i përbashkët për paqe dhe stabilitet në rajon dhe Evropë, si...
    Lajme01 Nëntor 2024
    6 të arrestuar për fajde në Prizren e Suharekë, 3 të arrestuar për narkotikë, 1 për arsenal armësh, municion e uniforma në...
    Lajme01 Nëntor 2024
    ‘’Do të marrim shumë, shumë vota. Qytetarët po na thonë e keni edhe një mandat të sigurt’’ në këtë formë sigurie po...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se më 3 nëntor para stacionit të policisë në Medvegjë do të organizohet...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë tha se projektligjet e miratuara së voni për juridiksionin gjyqësor në Kosovë dhe për ta...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.