Kryesia e Aleancës Ardhmëria e Kosovës do të mblidhet ditën e nesërme.
Deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Bekë Berisha, ka treguar arsyet se pse do të mbahet mbledhja e AAK-së.
Ai thotë se në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për skandalin që u përmend emri i ish-ministres së Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.
“Konsultat i kemi të përditshme, ky skandal, kjo nuk është e vogël, nuk është që nuk e diskutojna e te shohim cfarë të bëjmë. Janë disa gjëra që duhet të diskutohen, nuk e kemi marrë krejt cool këtë”, tha Berisha në Pressing.