Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Ndërmarrjes “Ibër Lepenc” Januz Kabashi ka anuluar në tersi tenderin 2,5 milionësh për ndërtimin e objektit të drejtorisë së kësaj ndërmarrje Publike në fshatin Shkabaj të komunës së Prishtinës, raporton “Front Online”.
Në njoftimin e publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se “Ndërtimi i objektit të drejtorisë në Shkabaj” anulohet ne tërësi dhe hiqet si projekt nga rishikimi i Planit të Biznesit për vitin 2021 dhe për vitet në vazhdim.
“Kjo është bere me vendim te UD Kryeshefit Ekzekutiv (vendimi për anulim i datës 04.08.2021 me numër te protokolit 01-1609 duke u bazuar ne Procesverbalin e mbledhjes së Komisionit të Editimit të datës 28.07.2021, me numër të protokolit 08-1586 të datës 02.08.2021 për Rishikimin e Planit të Biznesit për vitin 2021” thuhet më tutje në arsyetimin e vendimit për anulim. / Front Online /