Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” Sh.A., Fisnik Osmani ka pritur sot në takim drejtorin e KfW-së për Kosovë Moritz Remé dhe Sergiy Maslichenko, drejtor i Bankës për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH) për Kosovë.
Në këtë takim u diskutuan format e thellimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm me të dy institucionet financiare, që kanë mbështetur fuqimisht realizimin e projekteve kapitale për energjinë ngrohëse, që janë janë duke u realizuar në partneritet të përbashkët.
Kryeshefi Osmani është shprehur i kënaqur me mbështetjen, që po merr NP “Termokos” nga partnerët tanë strategjikë, gjë që është një tregues i qartë se jemi në rrugën e duhur për të përmbushur objektivat tona në drejtim të tranzicionit të gjelbër në fushën e energjisë termike për qytetin e Prishtinës.
Menaxhmenti i ndërmarrjes po punon me përkushtim, strategji afatgjate dhe vendosmëri për të garantuar standarde të larta dhe transparencë të plotë për implementimin e projekteve strategjike.