Kryetarja e Senatit të Italisë, Maria Elisabetta Alberti Casellati, ka uruar kryeparlamentarin Glauk Konjufca, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në telegram thuhet:
“Z. Kryetar,
Dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të ngrohta për zgjedhjen Tuaj Kryetar i Kuvendit të Kosovës, vend të cilin pata kënaqësinë ta vizitoja menjëherë pas zgjedhjes sime Kryetare e Senatit.
Uroj që, pasi të kenë përfunduar kufizimet e vendosura nga kjo pandemi, do të kemi mundësi për dialog dhe takim personal.
Ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë”.