Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, nesër ( e hënë), do të mbajë konferencë për media duke filluar nga ora 13:00.
Lajmin e ka bërë të ditur sonte Prokuroria Speciale me atë të një komunikate drejtuar mediave
Tema e diskutimit nuk është bërë e njohur në këtë komunikatë.
Komunikata e plotë:
Ju njoftojmë se të hënën, 30 dhjetor 2024, duke filluar nga ora 13:00, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj, do të mbajë konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në sallën në katin e III, në objektin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë.
Ftohen përfaqësuesit e interesuar të mjeteve të informimit publik që ta përcjellin këtë ngjarje