×
  • Kronika
  • Kronika

    Kryeprokurori i Mitrovicës: 2 ose 3 persona janë në arrati nga grupet e krimit të organizuar në Veri

    FrontOnline
    03 Tetor 2020

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqyri Syla ka thënë se nuk kanë identifikuar ndonjë grup të strukturuar të krimit të organizuar që funksion në veri të Mitrovicës.

    Mirëpo sipas tij, Prokuroria Speciale i ka identifikuar dhe ka filluar t’i hetojë disa grupe të krimit të organizuar në këtë pjesë të vendit.

    Syla tutje ka thënë se para integrimit të prokurorëve serbë në Prokurorinë e Mitrovicës, shkalla e kontrabandës ka qenë e lartë. Sipas tij, tani kanë arritur që ta luftojnë këtë dukuri, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Siç ka thënë kryeprokurori, në zhvillimin e kontrabandës në këtë pjesë të vendit kryesisht bashkëpunojnë serbët dhe shqiptarët.

    “Ne nuk e kemi të identifikuar ndonjë grup të strukturuar që funksionon në veri. Ne për faktin se ju e dini, krimi i organizuar është kompetencë ekskluzive e Prokurorisë Speciale dhe në Prokurorinë Special janë disa grupe që zhvillohen hetime për këtë territor. Ndërsa sa i përket kontrabandës është e vërtetë që një kohë para integrimit ka pasur kontrabandë, nuk ka mund të luftohet nga Policia apo nuk është dashtë të themi kushtimit nga Polica të luftohet, ndërsa një rritje të ndjeshme kemi pasur të kontrabandës pas vendosjes së masës 100% nga ana e Qeverisë së Kosovës, taksës 100%. Mirëpo në si prokuror kemi pasur sukses, mund të themi kemi luftuar kontrabandën, kryesisht kontrabanda ka qenë kafshë. Kemi disa raste, shumë janë konfiskuar kafshë dhe jemi penguar. Sigurisht që bashkëpunimi mes kontrabanduesve shqiptar dhe serbë nuk ka munguar. Për aq sa ne kemi njohuri edhe nga Policia janë luftuar këto dukuri negative”, ka thënë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqyri Syla, në një intervistë për “Betimi për Drejtësi” .

    Sipas kryeprokurorit kanë filluar procedura ligjore nga Prokuroria Speciale ndaj një grupi të krimit të organizuar që funksionon në veri të Mitrovicës. Ai ka thënë se 2 ose 3 persona nga ky grup janë në arrati.

    “Flitet shumë që operon një grup të themi i strukturuar, unë konsiderojë që për këtë grup është hapur procedurë me sa kam njohuri në Prokuronin Speciale, disa prej tyre janë në arrati. Tani emrat nuk dua të flas, por për ata që flitet 2 ose 3 tyre janë në arrati në Serbi. Sigurisht që Prokuroria Special me sa kam njohuri ka filluar procedura dhe i ka marrë veprimet të themi të ndjekës së tyre dhe sigurisht ka lëshuar edhe fletarrestim”, ka shtuar Syla. /BetimipërDrejtësi

    Për të gjitha këto më shumë ndiqeni intervistën me kryeprokurorin Shyqyri Syla.

    Nga Rubrika
    Kronika15 Janar 2025
    Një mijë e 962 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës për raportit të...
    Kronika15 Janar 2025
    Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një person në Podujevë për shkak se kishte ekspozuar në rrjete sociale një fotografi me...
    Kronika15 Janar 2025
    Një burrë është arrestuar në Mitrovicë pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi më 28 dhjetor të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka kujtuar masakrën e Reçakut, e cila ndodhi 26 vite më parë,...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në Graçanicë, gjatë kontrollit në automjetin e një të dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë copë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka njoftuar për përfundimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzës për vrasjen e Liridona...
    Lajme15 Janar 2025
    Misioni i OSBE-së në Kosovë ka theksuar se përvjetori i masakrës së Reçakut kujton përgjegjësinë kolektive për t’u përballur me të kaluarën...
    Lajme15 Janar 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut ka thënë se denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.