Interi e ka fituar derbin e javës së 36-të në elitën e futbollit italian kundër Romës.
“Neurazzurët” që janë kampion të Italisë për këtë edicion fituan 3-1 ndaj kryeqytetasve me ç’rast ia zbehin gjasat ta arrijë Lazion në vendin e gjashtë.
Fitore të thellë ka arritur edhe Milani që e ka “demoluar” Torinon e Mërgim Vojvodës.
“Kuqezinjtë” fituan në Torino me rezultat të lartë 0-7 duke treguar edhe njëherë se janë skuadër e fortë këtë edicion.
Juventusi gjithashtu ka regjistruar fitore të rëndësishme te Sassuolo duke vazhduar të mbajë gjallë shpresat për një vend që dërgon në Champions League edicionin e ardhshëm.
“Zonja e Vjetër” fitoi me rezultat 1-3 në stadiumin “Mapei Stadium.
Interi është në vendin e parë si kampion i ri me 88 pikë, Milani është i treti në tabelë me 75 të tilla.
Ndërkohë Juventsi dy pozita më poshtë me 72 pikë gjithsej.