Kryeministrja italiane, Georgia Meloni ka njoftuar se do të divorcohet pas 10 vitesh martesë nga bashkëshorti i saj Andrea Giabruno. Ajo e bëri të ditur lajmin në një postim në Instagram duke theksuar se rrugët e tyre janë ndarë prej kohësh por kishte ardhur momenti ta bënin publike tani.
Në të njëjtën kohë ajo tha se do vazhdojë të mbajë një raport të mirë me ish bashkëshortin tashmë, mbi të gjitha për mirëqenien e vajzës së saj 7 vjeçare.
Kryeministrja e Italisë megjithatë, falënderoi partnerin e saj për vitet e mrekullueshme së bashku dhe vështirësitë.
“Ai më dhuroi personin më të rëndësishëm të jetës time, vajzën tonë,” tha Meloni në postimin e saj./FrontOnline/