×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministria jep detaje për takimin e dialogut, në Bruksel

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2024

    Në Bruksel, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në takimet e radhës të zhvilluara në nivel të kryenegociatorëve në kuadër të procesit të dialogut. 

    Takimet u zhvilluan në format bilateral dhe trilateral. Fillimisht, u mbajt takimi bilateral me Bashkimin Evropian dhe emisarin Miroslav Lajçak. Ky i fundit e dënoi fuqishëm sulmin e fundit ndaj vendit tonë në kanalin e Ibër Lepencit, duke shprehur mbështetjen e plotë për Kosovën.

    U diskutua mbi marrëveshjen për personat e zhdukur me dhunë, ku dhe u arrit dakordimi mbi termat e referencës të grupit punues, përmes së cilës Kosova nuk do të përfaqësohet më nga UNMIK-u.

    Temë e trajtuar në kornizën e dialogut ishte edhe rruga përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksin Implementues të Ohrit.

    Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu se pala jonë ka qenë gjithmonë konstruktive, ka ofruar në vazhdimësi komentet dhe propozimet e saj dhe ka shfaqur gatishmërinë për ecjen përpara. Theksoi rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes dhe zbatimit në tërësi të saj. Nga ana tjetër shtoi se Serbia vazhdon të mos e pranojë të njëjtën dhe ta mohojë atë duke mos bërë asnjë hap drejt fillimit të zbatimit të marrëveshjes.

    Në vijim, u trajtuan tema të tjera ndër të cilat edhe liria e lëvizjes, IBM, regjistrimi i fakteve të gjendjes civile në institucionet e Republikës së Kosovës, shërbimet noteriale, energjia, zbatimi i marrëveshjes për targat, harmonizimi i certifikatave veterinare.

    Emisari Lajçak mirëpriti vendimin e qeverisë për regjistrimin e fakteve të gjendjes civile për serbët e Kosovës.

    Ndërkohë në takimin trilateral në nivel të kryenegociatorëve, zëvendëskryeministri Bislimi përsëriti qëndrimin konstruktiv të Kosovës në ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksin e Implementimit. Përgjatë takimit, ai ngriti edhe çështjen e diskriminimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ku së fundmi Ministria e Serbisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialog Social, ka ndërhyrë për të bllokuar donacionin e dedikuar për subvencionimin e bujqëve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke kërkuar anulimin e vendimit për thirrjen publike.

     

    Nga Rubrika
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosparaqitjen e tij në Prokurorinë Speciale...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Një numër i madh i policëve janë vërejtur sonte në Prishtinë, te rruga B. Klankosova.tv mëson se një person është i arrestuar...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në shënimit të 15-vjetorit të themelimit të Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, që u...
    Të tjera
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Analisti Shkëlzen Maliqi, ka bërë një koment për Prokurorinë Speciale në Hagë. Ai në profilin e tij në Facebook, shkruan: “Prokuroria e...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit pritet ketë mjegull në lugina dhe ultësira. Era...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar programin për Drejtësi, Mbrojtje e Siguri. Ai ka thënë se “LDK me...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin që sulmoi me armë zjarri policin pasditen e së martës pranë stacionit...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, gjatë një vizite zyrtare në Berlin, u prit nga Shefi i Mbrojtjes...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Visar Xani, analist politik ka folur për “Front Online” lidhur me zhvillimin e takimit të së martës mes Kosovës dhe Serbisë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.