Albin Kurti ka pranuar urim nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa, ka bërë të ditur kryeministria përmes një komunikate për media.
Kryeministri i Sllovenisë, Janez Janša e ka uruar Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e marrjes së detyrës së re.
Ai është shprehur i bindur se marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti i dy vendeve do të forcohet në të mirë të të dy popujve, dhe ka siguruar Kryeministrin Kurti se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen dhe ndihmën e Sllovenisë në synimin e saj për integrim evropian.