×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri për Metush Krasniqin: Ishte njëri prej aktivistëve politikë më të paepur për idealet kombëtare

    FrontOnline
    26 Nëntor 2024

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në akademinë përkujtimore dhe në ceremoninë e zbulimit të shtatores së veprimtarit Metush Krasniqi, në 38-vjetorin e vdekjes së tij, në sheshin që mban emrin e tij.

    Në nderim të jetës dhe veprës së Metush Krasniqit, kryeministri e cilësoi atë si njërin prej aktivistëve politikë më të paepur për idealet kombëtare dhe politike të kohës së tij, i cili ishte vetëm 20 vjeçar kur u burgos për herë të parë, më 1947.

    “Duke e ngritur këtë vepër arti publike këtu në Kamenicë, ne përveç që e nderojmë personalitetin e Metush Krasniqit, e fiksojmë figurën historike që ai përfaqëson duke i bërë vend një herë e mirë këtu në Kamenicë, traditës politike të cilës i takonte Metushi dhe trashëgimisë politike të lënë pas ndër ne prej saj dhe prej vetë atij”, tha Kurti, njoftojnë nga zyra e kryeministrit.

    Tutje theksohet se në fjalën e tij, Kurti ka kujtuar sfidat e procesit gjyqësor nëpër të cilat kishte kaluar Metush Krasniqi, diskutimet e zhvilluara mes tij dhe gjykatësit në gjykatore, duke thënë se ato nuk ishin thjesht pyetje dhe përgjigje mes një të pandehuri dhe një gjykatësi, por ishin dialogje mes dy anëve të historisë: anës së regjimit shtypës të Jugosllavisë, i përfaqësuar te figura e gjykatësit dhe anës së rezistencës së një populli me vetëdije të lartë për liri, kjo e personifikuar te figura e Metush Krasniqit, të aktivistit që po mban mbi supe barrën e peshës së shtypjes së popullit të tij.

    Idealet e Metush Krasniqit na flasin ende sot, sepse ato na e kujtojnë rrugën e mundimshme dhe të përgjakur të ne shqiptarëve për lirinë e vendit tonë, tha më tej kryeministri, teksa shtoi se “shtatorja e tij që po përurojmë sot, duhet parë si një monument për lirinë, sepse liria është parakushti i të gjitha mundësive për zhvillim dhe përparim, për mirëqenie dhe për vetëvendosje”.

    Në këtë akademi përkujtimore nga Komuna e Kamenicës, çmimi ‘Metush Krasniqi’ iu nda familjes Krasniqi nga Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, të cilën e pranoi vajza e Metushit, Teuta Krasniqi.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme26 Nëntor 2024
    E mërkura fillon me kushte për mjegull përgjatë ultësirave dhe ngrica të lehta, me minimale që zbresin në -1 e -2C. Ditën...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se i është bashkuar thirrjes së deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Procesi i dialogut në Bruksel mes kryenegociatorëve pritet të vazhdojë muajin e ardhshëm. Kjo së paku sipas Klisman Kadiut, këshilltar i zëvendeskryeministrit...
    Të tjera
    Vip26 Nëntor 2024
    Gresa dhe Vullneti kanë shpërthyer ashpër në raport me njëri-tjetrin. Vullneti madje iu drejtua Gresës se ke me mbet tash e tutje,...
    Lajme26 Nëntor 2024
    KRU “Gjakova”, me anë të një postimi në Facebook, u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që t’i kryejnë pagesat e faturave të...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovcit. Bajrami, ka thënë se deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci,...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar si një mandat të mbushur me...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Drone të paidentifikuar janë parë mbi tre baza të Forcave Ajrore të SHBA (USAF) në Angli gjatë gjashtë ditëve të fundit. Fluturimi...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Masë paraburgimi prej një muaj u është caktuar tre shtetasve malazezë lidhur me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Lajmin e ka bërë ditur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.