×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri në katër fjali bën pesë gabime drejtshkrimore

    FrontOnline
    03 Tetor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka publikuar një shkrim në rrjete sociale për përvjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Bien në sy pesë gabime drejtshkrimore.

    Në fjalinë e parë, fjalën “vjet” e shkruan “vjetë”, ndërsa fjalën “Murit” e shkruan me shkronjë të vogël, “murit”, ndonëse bëhet fjalë për një objekt të përveçëm.

    Në fjalinë e dytë, mbiemrin “gjermanogjerman” e shkruan “gjermano – gjerman”. Mbiemrat që formohen nga bashkimi i dy mbiemrave që tregojnë përkatësi etnike apo prejardhje gjeografike shkruhen ngjitur, pa vizë në mes dhe pa hapësira mes vizës lidhëse dhe pjesëve të fjalës.

    Në fjalinë e tretë, mbiemrin “qenësor” e shkruan në formën e shumësit, “qenësorë”, ndonëse ky mbiemër vjen pas emrit në numrin njëjës, “kontribut”, shkruan Gazeta Express.

    Në fjalinë e pestë, mungon trajta e shkurtër e përemrit vetor të vetës së tretë të numrit njëjës në rasën kallëzore. Duhet të jetë “kontributin që e ka dhënë” e jo “kontributin që ka dhënë”.

     

    Nga Rubrika
    Lajme06 Nëntor 2024
    Bashkëpunëtori i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, Toby Vogelka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është menaxhuar keq nga...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës Aida Dërguti, i ka komentuar deklaratat e shefes së diplomacisë kosovare Donika Gërvalla – Schwarz, në raport...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Profesori në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, vlerëson se ardhja e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë do të ketë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Presidenti Joe Biden e ka telefonuar Donald Trumpin për t’ia uruar fitoren në zgjedhje dhe e ka ftuar atë në Shtëpinë e...
    Sport06 Nëntor 2024
    Tifozët e Yllit të Kuq, apo siç njihen në Kosovë edhe si tifozët e Crvena Zvezdës, kanë vazhduar me parulla anti Kosovë...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    (Radio Evropa e Lirë) – Zyrtarët e Bashkimit Evropian po shtrëngohen për kthimin e pritur të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë. Ata...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, e ka shkarkuar Ministrin e Financave, Christian Lindner, pasi I njëjti kishte propozuar zgjedhje të parakohshme në...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të...
    Lajme06 Nëntor 2024
    11 kilogramë marihuanë janë kapur në aksionin e Antidrogës në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Në operacionin e koduar “Transferi” është arrestuar një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.