Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot e ka përuruar një segment prej pesë kilometrash sot në Stanovc në hyrjen e Vushtrrisë.
Ai këtë projekt e ka quajtur projekt të rëndësishëm për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe ekonominë e vendit.
“Rruga Prishtinë-Mitrovicë po bëhet, ka nisur në vitin 2009. Ky segment është nënshkruar në fund të shkurtit si kontrata dhe për 10 muaj po e përurojmë në një gjatësi afër 5 kilometra e gjysmë. Kanë ngelur edhe një pjesë tjetër shumë e rëndësishme e cila është rreth 5 kilometra. E cila do të kushtoj 15 milion euro, janë kryer me përpikëri, me drejtësi edhe shpronësimet edhe rregullimin e trotuareve edhe drenazha edhe gypat e ujësjellësit edhe kanalizimit”, tha Kurti
Ministri Liburn Aliu tha se segmenti nga Stanofci deri në hyrje të Vushtrrisë është, 5.5 kilometra dhe do të vazhdoj.
“Bëhet fjalë për segmenti nga Stanofci deri në hyrje të Vushtrrisë, 5.5 kilometra dhe do të vazhdoj. Është nënshkruar marrëveshja me fondin Opek për vazhdimi nga Smekronica deri në Mitrovicë. Duhet gjithashtu cekur që pavarësisht situatave edhe përpjekje tona për të vazhduar me operatorin e vjetër pas një auditimi që është bërë jemi detyruar që të shkëpusim kontratën”, tha ai.