×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kryeministri i Polonisë futet në karantinë

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, njoftoi se është futur në karantinë të detyrueshme, pasi ka pasur kontakte me një person që ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

    Në një video-mesazh të postuar në mediat sociale të martën, Morawiecki tha se ka pasur kontakt me personin e infektuar të premten.

    Qeveria vazhdon të funksionojë normalisht dhe mbledhja e ardhshme e saj do të mbahet përmes video-konferencës – një prakikë kjo e zakonshme në muajt e fundit, tha Morawiecki.

    Ai po ashtu u bëri thirrje qytetarëve polakë që t’i respektojnë masat për luftimin e koronavirusit, duke i dezinfektuar duart, duke mbajtur distancën sociale dhe duke veshur maska.

    Zëdhënësi i Qeverisë polake, Piotr Mueller, tha përmes një deklarate se kryeministri Morawiecki nuk është diagnostikuar me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19, dhe se nuk ka simptoma të saj.

    Karantina e detyrueshme në Poloni zgjat 10 ditë për ata që nuk shfaqin simptoma të sëmundjes COVID-19.

    Polonia ka regjistruar rritje të mprehtë të numrit të rasteve pozitive me koronavirus, në javët e fundit.

    Të martën u raportuan mbi 5,000 raste të reja, të cilat e çojnë në mbi 135,000 numrin e përgjithshëm të tyre në këtë vend.

    Mbi 3,100 vetë kanë vdekur në Poloni nga COVID-19, prejse ka nisur pandemia globale në muajin mars.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Senatori Marco Rubio është nominuar për Sekretar të Shtetit nga presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Rubio përmes...
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Pothuajse gjysma e të rriturve i zë paniku kur bateria e celularit të tyre është pothuajse bosh. Është edhe më keq për...
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Senatori Marco Rubio është nominuar për Sekretar të Shtetit nga presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Lidhur...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ferid Agani nga Lista për Familje ka thënë se është kundër edukatës seksuale në shkolla me këtë model të MAShT-it. Agani në...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po bënë hajgare me deklarata se ”1 mijë ushtarë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën shkëmbyen mendime për situatën...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për takimin me fermerët nga Prishtina, për të cilët ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.