Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga kryeministri i Kuvajtit, Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah, për zgjedhjen kryeministër i Kosovës, transmeton Front Online.
Kjo është bërë e ditur nga një njoftim për medie nga zyra e kryeministrit, ku kryeministri Al-Sabah ka theksuar vullnetin për zhvillim dhe konsolidim të marrëdhënieve në interes të dy popujve si dhe për zhvillim e prosperitet të mëtejmë në të gjitha fushat.
“Duke e quajtur vend mik Republikën e Kosovës, në letrën e tij kryeministri Al-Sabah ka përcjellë përshëndetjet më të mira për kryeministrin Kurti dhe për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Kryeministri i Kuvajtit i ka uruar suksese të mëtejme kryeministrit Kurti në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive në funksion të shpresës dhe aspiratave të popullit, po ashtu ai ka vlerësuar lart marrëdhëniet e ngushta miqësore në mes të dy vendeve./Front Online/