Kryeministri i Kroacisë Andrej Plankoviq është infektuar me koronavirusin e ri dhe ndodhet në vetizolim.
“Me rekomandimin e një epidemiologu, Plenkoviq kreu një ri-test për praninë e koronavirusit të hënën dhe rezultati ishte pozitiv,” njoftoi qeveria.
“Kryeministri u urdhërua më parë një masë epidemiologjike e vetizolimit. Kështu që tani ai do të qëndrojë i izoluar për 10 ditë,” thuhet më tej në njoftim.
Plenkoviq aktualisht po ndihet mirë dhe vazhdon të kryejë aktivitetet dhe detyrimet e tij nga shtëpia, transmeton KosovaPress.