Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, në një konferencë të jashtëzakonshme për media sot, ka treguar arsyet e lirimit nga detyra drejtorin e përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezajn, raporton Front Online.
Sipas Hotit, Murtezaj ka bërë një varg të shkeljeve ligjore sa ishte në krye të ATK-së.
”Z. Murtezaj gjatë kohës sa ka qenë në këtë pozitë ka ndërmarrë një varg veprimesh që përmbushin kushtet ligjore për lirimin e tij nga detyra për shkak të paaftësisë dhe sjelljes së keqe. Më konkretisht ka miratuar Rregulloren e organizimit të brendshëm të ATK-së në kundërshtim me Ligjin përkatës, pa marr pëlqim paraprak nga ministria përkatëse dhe pa e proceduar as në zyrën e kryeministrit”, ka thënë ai.
Shkelje ligjore, sipas kryeministrit, Murtezsaj ka bërë edhe tek rekrutimi i stafit.
“Ka shpallur konkurs për tri vende të lira pune. Të tri pozitat e zv.drejtorit të përgjithshëm ku ka emëruar ushtrues detyre, nuk ka sistemuar ish-zv.drejtorët e tij që i ka konsideruar tepricë. Ka bëre lëvizje të shpeshtë të stafit nga pozitat e tyre në pozita të tjera dhe ka shkaktruar pakënaqësi të madhe duke degraduar zyrtarë e kësaj agjencie, në pagat e tyre”, ka thënë tutje ai.
Hoti theksoi se këto shkelje i ka konstatuar edhe Avokati i Popullit.
“Të gjitha këto shkelje janë konstatuar edhe në vendimin juridik të Avokatit të Popullit në vendimin e datës 09.07.2020. për të gjitha këto arsye ne është dashur që të ndërmarrin vendime për vendosjen e ligjshmërisë në këtë institucion të rëndësishme”, ka thënë Hoti.
Përndryshe Murtezaj nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të ATK-së është shkarkuar javën e kaluar. /Front Online
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/476705443287511/?v=476705443287511¬if_id=1603207838693506¬if_t=live_video_explicit