×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti takoi kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ka zhvilluar takim me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme, forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe perspektiven euroatlantike të rajonit.

    “Roli konstruktiv i faktorit politik shqiptar në institucionet e Maqedonisë së Veriut, si dhe bashkëpunimi i mirë ndërmjet dy vendeve tona, konsideroj se janë kontribut direkt në forcimin e paqes, stabilitetit dhe qëndrueshmërisë sonë në rrugën euroatlantike”, tha Kryeministri Hoti.

    Bashkëbiseduesit vlerësuan se krahas bashkëpunimit aktual në fushën politike dhe ekonomike, do të rrisin përkushtimin edhe në fushën e arsimit, kulturës dhe mbrojtjes së investimeve, si dhe do të iniciojnë marrëveshje të reja në të gjitha ato fusha që janë në interes të qytetarëve dhe vendeve tona.

    Kryeministri Hoti, para nikoqirit theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në luftën kundër pandemisë, masat e ndërmarra për tejkalimin e sfidave të krijuara nga ky armik global, bashkë me planin për rimëkëmbje ekonomike, me qëllim të kthimit të gjendjes në normalitet dhe zhvillimit të mëtejmë.

    Ndër temat e diskutimit në këtë takim ishte edhe procesi i dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për të cilën Kryeministri Hoti tha se arritja e një marrëveshje përfundimtare, që do të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy vendeve do t’i forconte marrëdhëniet ndërfqinjësore.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar shtetin letonez për Ditën e Pavarësisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, e...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ka ndërruar jetë shoferi i veturës që u aksidentua para dy jave me një veturë të Policisë së Kosovës. Aksidenti kishte ndodhur...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se këtë javë “Turneu i Ndryshimit” do shkojë edhe në katër...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Dëshmitari Nezir Çoçaj gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka thënë se i është kërkuar nga Ferat Shala që të inkuadrohet në...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren sot ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve të cilët dyshohet se e kanë therur për vdekje dhe...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka komentuar takimin e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së...
    Ekonomi18 Nëntor 2024
    Kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për pritjen e sotme, si dhe takimet miqësore në të kaluarën. Ai tha...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për atë se siç ka thënë Selmanaj,...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fjalën e tij në mbledhjen e qeverive mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, e nisi duke sqaruar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.