Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka pritur sot në takim kampionin botëror të Boksin, Haxhi Krasniqin.
Hoti e ka konfirmuar takimin përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” ku ka shkruar se “Krasniqi e ka sjellë titullin e Kampionti të Botës në Kosovë pas një pune të palodhshme.”
Ai më tutje ka uruar që Haxhiu të jetë inspirim për të rinjtë që të aspirojnë, të provojnë dhe t’i prekin ëndrrat.
Postimi i plotë i Avdullah Hotit:
“Haxhi Krasniqi nuk u dorëzua asnjëherë. Me punë të palodhshme dhe përkushtim drejt ëndrrës, ai e ka sjellë në Kosovë titullin e Kampionit të Botës në Boks.
Sot, pata nderin ta pres dhe ta përgëzoj për titullin. Uroj që Haxhiu të jetë inspirim për të rinjtë që të aspirojnë, të provojnë dhe t’i prekin ëndrrat. ?”