Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti shpreh ngushëllime për vdekjen e Ramadan Musliut.
Musliu ishte poet, kritik letrar e publicist, raporton Front Online.
Musliu ishte edhe deputet i Kosovës edhe këshilltar i ministrit të Kulturës.
Ky është postimi i tij i plotë:
Jam thellësisht i tronditur nga kumti i zi i shkuarjes në amshim të poetit, kritikut letrar e publicistit tonë Ramadan Musliu.
Përveç veprimtarisë krijuese e studimore, Ramadan Musliu dha ndihmesë të dallueshme edhe në fushën e informimit dhe të politikës, një herë si deputet i Kuvendit të Kosovës, e pastaj si keshilltar i ministrit të Kulturës.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe lexuesve të tij të shumtë!