U.d e presidentit, Vjosa Osmani dhe kryeministri i vendit, Avdullah Hotin kanë nisur takimin në Presidencë, raporton Front Online.
Ky takim vjen pas tërmetit politik që ka shkaktuar Tribunali Special me arrestimet e fundit.
Pas konfirmimit të aktakuzës, Kosova ka mbetur pa president të vendit, pasi që Hashim Thaçi dha dorëheqje nga kjo pozitë.
Vjosa Osmani mund të qëndrojë si u.d e presidentit për gjashtë muaj në rast se nuk arrihet të votohet një president i ri në seancë të Kuvendit.
Nëse as pas këtij afati nuk zgjidhet presidenti i ri i shtetit, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.