Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dje në konferencë për media publikoi një hartë ku pasqyruan zonat e rrezikshmërisë nëpër të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës, mirëpo ajo që bie në sy është se aty mungojnë të dhënat për komunat me shumicë serbe përfshirë edhe ato në veri.
Në Komunat: Leposaviç, Mitrovicë e Veriut, Partesh, Shterpcë, Zubin Potok, Zveçan dhe Rainillug mungojnë të dhëna të detajuara rreth situates me COVID-19 në Kosovë .
Në këtë hartë numri i personave të infektuar figuron me zero. Ndërkohë edhe pse nuk ka të dhëna rreth këtyre komunave ato në hartë gjenden në zonën e verdhë, me rrezikshmëri të mesme.
Të njejtin publikim kryeministri Hoti e ka bërë edhe sot në faqen e tij zyrtare në Facebook. Edhe në këtë hartë mungojnë të dhënat për komunat me shumicë serbe në tërë territorin e Kosovës.
IndeksOnline ka kontaktuar me këshilltaren për media në zyrën e kryeministrit Hoti, Antigona Baxhakun, e cila përmes email tha se “ hartës së cilës po i referoheni ju është përgatitur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, unë nuk kam ndonjë përgjigje prandaj ju sygjeroj të komunikoni direkt me zyrtarët e IKSHPK-së”.