×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti: Kemi program mbështetës për komunitetet joshumicë

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dhe ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka vizituar sot komunitetin boshnjak në Reçan, ku është pritur nga qytetarët e kësaj zone dhe deputeti Rasim Demiri, i cili njëherit është kryetar i koalicionit VAKAT dhe shef i Grupit Parlamentar 6+.

    Fillimisht, kryeministri Hoti ka vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “Meto Bajraktari”, ku zhvillojnë mësimin nxënësit e kësaj zone.

    “Për herë të parë, në Ministrinë e Arsimit ne do të themelojmë një divizion që do të merret vetëm me arsimin në gjuhën e komuniteteve”, tha kryeministri Hoti.

    Më tej, kryeministri Hoti tha se është i rëndësishëm sidomos furnizimi me libra për këtë komunitet, në mënyrë që të përmirësohen kushtet e jetës së të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve në përgjithësi.

    Duke parë nga afër disa projekte infrastrukturore që janë duke u zhvilluar dhe janë financuar nga Qeveria e Kosovës, kryeministri Hoti premtoi se Qeveria do t’iu qëndrojë afër qytetarëve të kësaj treve në përmirësimin e jetës së tyre, veçanërisht komunitetit boshnjak, dhe në të njëjtën kohë falënderoi këtë komunitet për kontributin që kanë dhënë në shtetndërtimin e Kosovës.

    Kryeministri Hoti tha se kanë ndarë edhe dy milionë euro, si pjesë e rimëkëmbjes ekonomike vetëm për komunitetet joshumicë, për dy qëllime: për të ndihmuar bizneset që punësojnë punëtorë të komuniteteve joshumicë dhe për të ndihmuar familjet që janë në kushte më të vështira nga këto komunitete, shtesë nga ato përfitime nga pakoja e rimëkëmbjes ekonomike, që përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.

    “Gjithë programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka një segment të fuqishëm të mbështetjes për komunitetet joshumicë”, tha kryeministri Hoti.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës janë në prag. Pak ditë na ndajnë nga 9 shkurti, e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka vizituar, ish të burgosurin politik, filmbërësin dhe piktorin e njohur, Mentor Kaçin. Kurti thotë...
    Lajme12 Janar 2025
    Një 74-vjeçar është ndaluar nga policia e në Ferizaj pasi disa ditë më parë me veturë ka bërë kthim gjysmërrethi tek nënkalimi...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal hapi sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në sallën “1 Tetori”...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal hapi sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në sallën “1 Tetori”...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal hapi sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në sallën “1 Tetori”...
    Lajme12 Janar 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajazitin “Gjatë javës, Presidentja e Republikës së Kosovës,...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të hapjes së fushatës ka thënë se nëpër çdo cep...
    Vip12 Janar 2025
    Dy nga artistët më të dashur për publikun shqiptar, Melinda Ademi dhe Lumi B kanë bashkuar forcat dhe kanë sjell bashkëpunimin më...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.