Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, nesër në ora 7:45, do të vizitojnë Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Gjatë vizitës kryeministrin dhe ministrin e Shëndetësisë, do t’i shoqërojë u.d i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Saudin Maliqi, njofton Zyra për Komunikim e Kryeministrit të Kosovës.
Nuk dihet ende qëllimi i vizitës së kryeministrit, po kjo lidhet me numrin e madh të qytetarëve të Kosovës që po vazhdojnë me shifra të larta të infektohen nga COVID-19, si dhe numrin e madh të qytetarëve që po vdesin.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur sot se brenda 24 orëve të fundit, janë shënuar 733 raste të reja, ndërkohë që katër qytetarë e kanë humbur jetën në betejën me COVID 19.