Me rastin e vdekjes së këngëtarit, Ismet Peja, po mbahen homazhe për të para objektit të Ministrisë së Kulturës në Prishtinë.
Kryeministri Avdulla Hoti, para pak minutave, ka bërë homazhe para objektit të Ministrisë së Kulturës, me rastin e vdekjes së këngëtarit Ismet Peja.
Bashkë me të, homazhe bëri edhe ministrja e Ministrisë së Kulturës, Vlora Dumoshi.
Kryeministri Hoti, ka shkruar në librin e kujtimeve, i cili është vedosur për Ismet Pejën.
Këngëtari Peja ka vdekur në mëngjesin e së hënës në moshën 83-vjeçare.
Në një intervistë përmes telefonit për emisionin “#Gjesi”, djali i tij, këngëtari Visar Peja ka thënë se kanë qenë problemet shëndetësore prej vitesh që e kanë përkeqësuar shëndetin e babait të tij ditëve të fundit.
Ndërkohë, ai ka treguar se i ndjeri kishte kryer edhe testin e COVID-19 për shkak se ishte i shqetësuar.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot nga ora 15:00, në Gjakovë.