×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kryeministri holandez Rutte pritet të emërohet sekretar i përgjithshëm i NATO-s

    FrontOnline
    20 Qershor 2024

    Presidenti rumun Klaus Iohannis njoftoi të enjten se po e tërheq kandidaturën e tij për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, duke i hapur rrugën Kryeministrit të Holandës Mark Rutte që të marrë drejtimin e aleancës ushtarake.

    Rumania do të përkrahë zotin Rutte dhe do të japë Ukrainës njërin nga dy sistemet e saj të mbrojtës raketore “Patriot” me kusht që aleatët ta zëvendësojnë atë me një sistem të ngjashëm, njoftoi Këshilli i Lartë i Mbrojtjes i Rumanisë, CSAT, që drejtohet nga Presidenti Iohannis.

    Vendimi për t’i dhënë Ukrainës sistemin ‘Patriot’ u mor “duke patur parasysh përshkallëzimin e dukshëm të situatës së sigurisë në Ukrainë pas sulmeve të vazhdueshme nga Rusia ndaj civilëve dhe infrastrukturës si dhe… për shkak të pasojave ndaj rajonit, përfshirë ndaj sigurisë së Rumanisë,” thuhet në deklaratën e Këshillit.

    Presidenti Iohannis, sipas kësaj deklarate, ka njoftuar NATO-n për tërheqjen e kandidaturës javën e kaluar.

    NATO-ja i merr vendimet në bazë të konsensusit dhe çdo kandidati i duhet përkrahja e 32 shteteve aleate. Vetëm Rumania zyrtarisht ende e kundërshtonte kandidaturën e zotit Rutte.

    Që nga dita e martë kur Hungaria dhe Sllovakia hoqën dorë nga kundërshtimi i tyre, u bë e qartë që Kryeministri Rutte, një mbështetës i fortë i Kievit dhe kritik i Presidentit rus Vladimir Putin, do të jetë shefi i ri i NATO-s.

    Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s do të përballet me sfidën e ruajtjes së përkrahjes së aleatëve për luftën e Ukrainës ndaj sulmit rus ndërkohë që përkujdeset për t’iu shmangur përshkallëzimeve që mund ta përfshijnë aleancën ushtarake në një luftë të drejtpërdrejtë me Moskën.

    Zoti Iohannis, i cili e përfundon mandatin e tij të dytë si President i Rumanisë gjatë këtij viti, vazhdimisht ka thënë se shtetet e Evropës Lindore kanë nevojë për një përfaqësim më të mirë në rolet udhëheqëse të aleancës euroatlantike.

    Sipas Bashkimin Evropian dhe NATO-s, Rumania ka rritur shpenzimet buxhetore për mbrojtje në 2.5 për qind të prodhimit të saj bruto pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

    Në vitin 2017, Rumania nënshkroi një marrëveshje prej 4 miliardë dollarësh për të blerë sistemin ‘Patriot’, që përbën kontratën më të madhe në historinë e shtetit. Pjesa e parë e këtij sistemi mbrojtës u dërgua në Rumani në vitin 2020./Express

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Qershor 2024
    Vendet anëtare të NATO-s po diskutojnë aktualisht idenë e Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, për një plan financimi 40 miliardë euro në...
    Bota/Rajoni27 Qershor 2024
    Është përfshirë nga zjarri një automjet në lagjen “Topana” në Vlorë. Policia ka bërë të ditur se zjarri është shuar nga zjarrfikësit....
    Bota/Rajoni27 Qershor 2024
    Ligji i ri për shtetësinë në Gjermani ka hyrë në fuqi të enjten. Ky ligj lehtëson rrugën për marrjen e pasaportës gjermane,...
    Të tjera
    Vip27 Qershor 2024
    Françeska Murati është një nga figurat më të komentuara të këtij “Big Brother”. Ajo në aventurën e “Big Brother-it”, u njoh për...
    Lajme27 Qershor 2024
    Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar pasi institucionet serbe kanë ndaluar festivalin “Mirëdita, dobar dan” sot në...
    Lajme27 Qershor 2024
    Deputetet e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj, Blerta Deliu-Kodra dhe Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ishin të pranishme në konferencën rajonale në Petrovac të...
    Lajme27 Qershor 2024
    Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se asnjë deputeti, përfshirë deputetët nga radhët e Listës serbe, nuk do t’u humbiste mandati...
    Lajme27 Qershor 2024
    Driton Selmanaj, gjatë një konference për media, ka thënë se LDK e lëshoi sallën e Kuvendit pasi pushteti ishte i gatshëm të...
    Lajme27 Qershor 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas sulmit të deputetit të VV’së, Dimal Basha, ndaj juristes së medias dhe mediave. AGK...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.