Kryeministri britanik Keir Starmer është bërë lideri i radhës që ka uruar Donald Trump për atë që ai e quan një “fitore historike “.
“Mezi pres të punoj me ju në vitet në vijim”, tha kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar.
“Si aleatët më të afërt, ne qëndrojmë krah për krah në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe sipërmarrjes.
“Nga rritja dhe siguria te inovacioni dhe teknologjia, e di se marrëdhënia speciale MB-SHBA do të vazhdojë të përparojë në të dy anët e Atlantikut për vitet në vijim”, ka thënë Starmer.