×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Avdullah Hoti ka zhvilluar një takim me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë

    FrontOnline
    15 Tetor 2020

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), të drejtuar nga Koordinatorja Ulrika Richardson, ku diskutuan për Kornizën e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm për periudhën 2021 – 2025, si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me proceset zhvillimore.

    Me këtë rast, Kryeministri Hoti vlerësoi angazhimin dhe diskutimin për krijimin e sinergjisë ndërmjet UNKT-së dhe ministrive të linjës.

    “Korniza e Bashkëpunimit përfaqëson një qasje kolektive UNKT-së, të përfaqësuara përmes Agjencive, fondeve dhe programeve të ndryshme, ku së bashku me institucionet synohet të adresohen pengesat dhe sfidat zhvillimore, duke përfshirë kontekstin e arritjes së objektivave për zhvillim të qëndrueshëm”, tha Kryeministri Hoti.

    Më tej, Kryeministri Hoti theksoi se Korniza e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm 2021-2025, është tepër e rëndësishme, pasi që jemi në një moment kur duhet të punojmë në prioritetet tona zhvillimore dhe adresimin e rimëkëmbjes ekonomike për periudhën afatshkurtër.

    Po ashtu, Kryeministri Hoti, tha se në kuptimin e periudhës afatgjatë presim një përfshirje sa më të madhe në procesin e hartimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2030, objektivat e së cilës do të ndërlidhen edhe me agjendën e integrimit evropian, Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) dhe me Agjendën e Gjelbër.

    “Dua të shpreh falënderimin tim për UNKT-në, të drejtuar nga Koordinatorja Richardson, ngaqë kanë dhënë mbështetje të pakursyer për popullin e Kosovës për të përballuar gjendjen e krijuar si pasojë e pandemisë COVID 19”, tha Hoti.

    Kryeministri Hoti, më tej theksoi se situata e krijuar nga pandemia COVID-19 na obligon që të veprojmë në sinergji, në mënyrë që të jemi sa më afër nevojave të qytetarëve dhe bizneseve.

    “Ne tashmë i kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi, po ashtu i kemi aktive mjetet financiare në vlerë prej 60 milionë euro që do t’i ndihmojmë bizneset, mirëpo nuk i kemi lënë pa përfshirë edhe kategoritë e tjera në nevojë dhe komunitetet”, tha Kryeministri Hoti.

    Ndërsa, Koordinatorja Richardson, duke e vlerësuar lartë bashkëpunimin me Kryeministrin Hoti, theksoi se ekziston gatishmëria dhe përkushtimi maksimal që të thellojmë këtë bashkëpunim, me theks të veçantë duke i harmonizuar qëndrimet dhe synimet zhvillimore.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është duke e përforcuar Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të tij...
    Lajme14 Janar 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe...
    Lajme14 Janar 2025
    Janë arrestuar dy persona për dhunim. Kështu njofton Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Sipas tyre, njëri rast ka ndodhur në...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Të hënën në Prishtinë janë arrestuar katër persona që dyshohet të jenë përfshirë në një përleshje me thika. “Është raportuar se pas...
    Sport14 Janar 2025
    Granit Xhaka u zgjodh mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër, për herë të tretë radhazi. Ylli kosovar e fitoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të martën ka filluar dëshminë dëshmitari i 112-të i Zyrës së Prokurorit të...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Në muajt e parë të qeverisjes, pagat në sektorin publik do të rriten për 50%. Kjo rritje garanton paga të dinjitetshme për...
    Lajme14 Janar 2025
    Policia ka njoftuar se është arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunim”. Ai është dërguar në mbajtje. “DHUNIM-...
    Lajme14 Janar 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se sot do të ketë intervenime në disa zona. ‘‘Sot ekipet e mirëmbajtjes do të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.