Kryeministri armen Nikol Pashinyan beson se nëse Jerevani do binte dakord të kthejë Azerbajxhanin në pesë rajone përreth Karabakut kohë më parë, situata do të ishte më e mirë se tani.
Ai thotë se askush, përfshirë edhe atë, nuk e konsideroi këtë në mënyrën e duhur.
“Kur shohim në çfarë situate jemi tani, duke parë pas nesh, mund të themi se situata do të kishte qenë më mirë nëse do të ishim dakord për kthimin e pesë rajoneve një vit më parë. Por kush në Armeni do të besonte se kjo është rruga e duhur? Një numër shumë i vogël i njerëzve, duke përfshirë edhe mua, nuk do ta besonin këtë, sepse kishte shumë pasiguri”, tha Pashinyan.
Ai vuri në dukje se alternativa ndaj konfliktit të armatosur ishte kthimi i pesë rajoneve, pa statusin specifik të Karabakut.
Pashinyan deklaroi se pala armene nuk ndërmori hapa të tillë në ditët e para të përshkallëzimit të konfliktit në Karabag në shtator, meqenëse konfliktet ishin të suksesshme në periudhën fillestare dhe kushtet për kthimin e rajonit nuk u përmendën.
“Ne e bëmë këtë pasi u bë e qartë: se nuk kishte asnjë mënyrë për të bërë një kthesë në luftë dhe qëllimi ishte të shmangim zhvillimin më të keq të ngjarjeve”, tha kreu i qeverisë armene, raporton Sputnik.