Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka e ka pritur sot në tiranë homologun sllovak Ivan Korcok, me të cilin kanë diskutuar edhe për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Xhaçka ka thënë se i ka kërkuar ministrit të Jashtëm të Sllovakisë që të hapë një zyrë ndërlidhëse për Kosovën në Bratislavë si sinjal pozitiv në përkrahje të procesit të vështirë të negociatave në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
“I propozova kolegut tim që të hapë një Zyrë Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Bratislavë, si një shenjë pozitive në mbështetje të procesit të vështirë të dialogut Kosovë-Serbi”, ka shkruar Xhaçka.
Sllovakia është një prej 5 shteteve të BE’së që vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet.
FM @xhacka_olta “Proposed to my colleague @IvanKorcok to open a Liaison Office of the Republic of #Kosovo in #Bratislava, as a positive signal in support of the difficult process of Kosovo-Serbia dialogue”. pic.twitter.com/7FCNiJ1xut
— Albanian MEFA ?? (@AlbanianDiplo) February 10, 2021