×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryediplomatja austriake mesazh Gërvallës dhe Gjuriqit: Angazhohuni në dialog dhe për normalizim

    FrontOnline
    20 Mars 2025

    Ministrja e Jashtme e Austrisë, Meate Meinl-Reisinger, ka zhvilluar biseda telefonike ndaras me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, si dhe me atë të Serbisë, Marko Gjuriq.

    Këtë e ka bërë të ditur vetë kryediplomatja austriake, me ç’rast ka deklaruar se Austria ka qenë dhe do të mbetet mbështetëse e fortë për Kosovën dhe si perspektiven e saj evropiane.

    Ajo po ashtu ka kërkuar nga të dy vendet, si nga Kosova dhe nga Serbia që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog.

    ‘‘Fola me kolegen time Gervalla Schwarz. Austria ka qenë dhe mbetet një mbështetje e fortë për Kosovën dhe perspektivën e saj europiane. Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun Beograd-Prishtinë dhe të ecin përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve. Kjo është thelbësore për rrugën e tyre drejt #BE-së!’’, ka shkruar ajo për bisedën që ka zhvilluar me Gërvallen.

    Sa i përket deklarimit të saj në lidhje me bisedën me Gjuriqin, ajo ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së shtetit të së drejtës.

    ‘‘Sapo fola me kolegun tim Marko Gjuric. Rruga e #BE-së e Serbisë është një qëllim i përbashkët dhe do të vazhdojmë të ju mbështesim në reformat e nevojshme. Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun Beograd-Prishtinë dhe të ecin përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve. Kjo është thelbësore për rrugën e tyre drejt BE-së! Theksova gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së shtetit të së drejtës dhe krijimin e një dialogu të vërtetë për të kapërcyer ndasitë në shoqëri’’, ka shkruar ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Luan Hasanaj nga nisma qytetare “Asnjë Cent Më Shumë” për “Front Online” ka deklaruar se protestat janë pezulluar përkohësisht, në pritje të...
    Lajme12 Korrik 2025
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka vlerësuar se situata aktuale në sektorin energjetik dhe vendimet gjyqësore të lidhura me...
    Lajme12 Korrik 2025
    Drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me vendimin e ZRRE-së,...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Masa e paraburgimit ndaj 22 të dyshuarve të arrestuar në kuadër të operacionit “Qielli i thyer” është zgjatur edhe për dy muaj....
    Lajme12 Korrik 2025
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit...
    Lajme12 Korrik 2025
    Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka kujtuar fushatën e vitit 2007 për promovimin e Policisë së Kosovës, me moton “Njerëzit sikur ju,...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një letër drejtuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka bërë të ditur se...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka hedhur poshtë deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që Beogradi zyrtar ka kërcënuar me...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, të shtunën ofroi mbështetje të plotë ndaj procesit të çarmatosjes së militantëve kurdë, të cilët kanë filluar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.