×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryediplomatja amerikane në Kosovë viziton Devolli Corporation, pritet nga Shkëlqim Devolli

    FrontOnline
    15 Prill 2025

    E ngarkuara me Punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Pratipati, ka qendruar sot në ambientet e Devolli Corporation në Pejë.

    Diplomatja amerikane ka vizituar fabrikën e kafesë “Prince Cafe” ku është pritur nga Shkëlqim Devolli me bashkëpunëtorë.

    Aksionari Devolli ia ka treguar diplomates procesin e punës në fabrikë, si dhe aktivitetin e përgjithshëm të Devolli Corporation.

    Aty është diskutuar edhe për bashkëpunimin e njësive të korporatës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë fushën e dyshekëve, patundshmërisë dhe kafesë.

    Diplomatja Pratipati ka folur për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve amerikane dhe atyre kosovare, duke e marrë shembullin e kompanive të Devollit.

    Sipërmarrësi Devolli e ka falenderuar përfaqësuesen e shtetit amerikan, duke e ftuar që ta vizitojë edhe Comoditan në Gjakovë dhe M&Sillosi në Rahovec.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se sot ka shkuar për të parë nga afër stërvitjet në kuadër të “Defender Europe...
    Lajme31 Maj 2025
    Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Këtë e bëri...
    Lajme31 Maj 2025
    Gazmend Syla, nënkryetari i OVL UÇK-së, ka thënë se protesta e tyre kur ishte Trendafilova në Kosovë nuk ishte për ta frikësuar...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Nesër në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, ditë kjo që u kushtohet të drejtave, mirëqenies dhe lumturisë së më të...
    Lajme31 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se partia në të cilën bënë pjesë ndonëse nuk pranoi të ketë marrëveshje politike me...
    Lajme31 Maj 2025
    Fundjava ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh në pikën kufitare në Morinë, si pasojë e rritjes së temperaturave dhe nisjes së...
    Lajme31 Maj 2025
    Fundjava ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh në pikën kufitare në Morinë, si pasojë e rritjes së temperaturave dhe nisjes së...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Një 22-vjeçar nga Prishtina është ndaluar nga policia në Kukës, nën dyshimin se nuk deklaroi në kufi të hollat. Policia ka bërë...
    Lajme31 Maj 2025
    Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i është përgjigjur Kurtit pas sulmeve që ky i fundit sot ua ka bërë partive e deputetëve...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.