×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryediplomati austriak: Kosova qëndron lartë në listën e prioriteteve tona

    FrontOnline
    30 Mars 2021

    Ministri Federal i Austrisë për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, Alexander Schallenberg, ka shprehur mbështetjen e plotë të vendit të tij për Kosovën, në bisedën e parë bilaterale (telefonike) me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz.

    “Në një atmosferë të përzemërt dhe të hapur Ministrat e Jashtëm të Republikës së Austrisë dhe Republikës së Kosovës biseduan për një varg temash, ndër të tjera rreth gjendjes politike në rajon si dhe hapave konkret drejt bashkëpunimit të mëtejmë”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

    Ndër temat konkrete ishte kontributi i çmuar i Austrisë në sigurimin në kuadër të BE-së të kontingjentit të vaksinave për Ballkanin Perëndimor, për të cilin Ministrja e Jashtme Gërvalla-Schwarz u falënderua shumë ngrohtësisht në emër të Kosovës.

    Ministri Federal Schallenberg theksoi se Kosova gëzon një simpati të madhe në Austri dhe se qëndron lart në listën e prioriteteve të politikës së jashtme të vendit të tij.

    Ministrja Gërvalla-Schwarz kërkoi mbështetjen e Austrisë në përpjekjet e Republikës së Kosovës për të fituar njohje diplomatike edhe tek ata partnerë të BE-së, të cilët ende nuk janë bërë pjesë e shumicës dërmuese të anëtarëve të BE-së, të cilët e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

    Lidhur normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Serbisë, ministrja e informoi kolegun e saj se pala kosovare së pari do ta bëjë një analizë të thellë të bisedimeve të deritanishme dhe më pas do të përpilojë një strategji të mirëfilltë. Vetëm mbi këtë bazë do të ishin të mundura negociata të mirëfillta për të arritur rezultate të qëndrueshme.

    Ministri Federal Schallenberg e ftoi kolegen e tij të marrë pjesë në Forumin Evropian Ëachau në Vjenë më 11 qershor, ku do të ketë mundësi për një shkëmbim të drejtpërdrejtë mes ministrave të jashtëm nga rajoni dhe më gjerë. Ai deklaroi që Ministrja e Jashtme Gërvalla-Schwarz është në çdo kohë e mirëseardhur në Vjenë.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.