KRU”Prishtina” ndër institucionet e para publike që ka përmbushë kriteret e qasshmërisë për personat me aftësi të kufizuara.
Nga 66 institucione publike e private, vetëm 5 prej tyre përmbushën standardet ndërkombëtare.
Prishtinë, 18 maj – Gjatë ditës së sotme u mbajt Konferenca e organizuar nga SHPIK për “ Ditën Ndërkombëtare të Qasshmërisë”.
Konferenca u fokusua në prezantimin e barometrit të qasshmërisë, i cili për herë të parë në vendin tonë e bëri vlerësimin e faqeve të internetit të institucioneve publike lidhur me përmbushjen e standardeve ndërkombëtare, si p.sh.:
• Web Accessibility Directive (2016/2102/EU),
• European Accessibility Act (EAA) dhe
• United Nations Convention on the Rights of Persons with Disabilities (UNCRPD).
Përmbushja e këtyre standardeve është esenciale për personat me aftësi të kufizuara, e në veçanti të personave të verbër. Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” është ndër institucionet e para që ka përmbushur kriteret e qasshmërisë për personat me aftësi të kufizuara andaj, me kënaqësi morëm pjesë duke e ndarë këtë sukses së bashku me të tjerët.
Qasja dhe përfshirja janë të rëndësishme – të eliminohen barrierat – askush të mos mbetet prapa – qasje e barabartë për të gjithë!
Faleminderit për këtë çmim, faleminderit drejtorëve të bordit të kryesuar nga znj. Teuta Ukshini Aliu, kryeshefit ekzekutiv Arsim Fetahu, profesionistëve të IT-së, zyrës për marrëdhënie me publikun dhe stafit të KRU” Prishtina”.