KRU “Prishtina”, po vazhdon me shpërndarjen e ujit në lagje të ndryshme të kryeqytetit.
Shpërndarja e ujit po bëhet pasi IKSHPK ka njoftuar se është rritur niveli i manganit në ujin që vjen nga liqeni i Badovcit.
KRU “Prishtina”, ka publikuar orarin se kur do të bëhet shpërndarja e ujit sipas zonave.
IKSHPK ka kërkuar që qytetarët të mos e përdorin ujin për pije, por vetëm për higjienë.
“Të dhënat e analizave të bërë dhe krahasimi i tyre me të dhënat e ditëve paraprake si dhe përvoja nga situata e vitit 2023, na tregojnë se gjatë kohëzgjatjes së këtij fenomeni, vlerat e manganit kanë tendencë të rritjes së vazhdueshme ditë pas dite, andaj IKSHPK për këtë periudhë rekomandon që uji të mos konsumohet për pije dhe të përdoret si ujë teknik për higjienë personale dhe ambientale”, thuhet në njoftim.
FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...