-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kroatët i japin leksion Vuçiqit për bashkëpunimin kroato-shqiptar

    FrontOnline
    25 Mars 2025

    Analistë e njohës të mirë të sigurisë nga Kroacia kanë demaskuar komentet e fundit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për sa i përket Deklaratës për Bashkëpunim në Mbrojtje mes Zagrebit, Tiranës dhe Prishtinës.

    Kreu i shtetit serb, duke akuzuar veçmas Kroacinë, ka thënë se është shkelur marrëveshja e nënshkruar më 1996 për Kontroll Nënrajonal të Armëve.

    Nënshkruese të saj kishin qenë Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe ish-Republika Federale e Jugosllavisë.

    “Akuza se kjo cenon marrëveshjen e 1996-s thjesht nuk përkon me të vërtetën”, ka thënë ish-politikani e diplomati kroat Bozho Kovaçeviq, i cili tani është ligjërues në Universitetin Libertas në Zagreb.

    Në një prononcim për Deutsche Wellen, ai ka përkujtuar se një prej shteteve nënshkruese të asaj kohe nuk ekziston më.

    “Presidenti Vuçiq nuk e ka saktësuar se ku është kërcënimi ndaj sigurisë kombëtare të Serbisë, për shkak se vetëm kjo mund të ishte themel për kritikë të përligjur. Shqipëria dhe Kroacia tashmë janë në NATO, dhe ato e njohin pavarësinë e Kosovës, dhe kjo marrëveshje mund të thuhet se është analoge me Paktin Ballkanik të nënshkruar më 1953 mes Jugosllavisë dhe dy vendeve anëtare të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë. Kjo e garantoi tërthorazi sigurinë e Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë nga një sulm prej BRSS-së”, ka thënë Kovaçeviq.

    Sipas pikëpamjes së analistit krotat, marrëveshja Kroaci-Shqipëri-Kosovë është “beninje” për nga natyra, dhe qëllimi i saj është ekskluzivisht fuqizimi i sigurisë së Kosovës.

    “Sidoqoftë, ka arsye për shqetësim, duke pasur parasysh që Serbia së fundmi është përfshirë me paramilitarë në trazirat atje. Në anën tjetër, nëse flasim për 96-shin dhe atë çfarë e pasoi atë, duhet të theksohet se një prej vendeve që doli prej Republikës Federative të Jugosllavisë, Mali i Zi, në ndërkohë i është bashkuar NATO-s. Prandaj, ajo marrëveshje më nuk është e zbatueshme”, ka shtuar ai.

    Edhe politologu nga Fakulteti i Shkencave Politike në Zagreb, Boshko Pikula, ka shfaqur bindjen se lidhjet e sigurisë mes vendeve të Evropës Qendrore e Juglindore janë parësisht reflektim i nevojave autentike të kontekstit rajonal.

    Sipas tij, ato janë edhe reflektim i proceseve që po zënë vend gjithnjë e më shumë në nivel kontinental e global.

    “Deklarata për fuqizimin e bashkëpunimit të mbrojtjes mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës duhet të shihet në këtë kontekst. Më 2009, Kroacia dhe Shqipëria u bënë bashkërisht pjesë e NATO-s. Forcat e KFOR-it janë vendosur në Kosovë që prej përfundimit të luftës më 1999”, ka thënë Pikula.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Mars 2025
    Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Demush Shasha, ka reaguar në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Kenias, duke deklaruar...
    Lajme26 Mars 2025
    Një bisedë e kryeministrit Kurti me dy komedianë rusë, ka nisur të shkaktojë reagime të mëdha. Kurti ra pre e një shakaje...
    Lajme26 Mars 2025
    Dy komedianët rusë, Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur me pseudonimet Vovan dhe Lexus, së fundi kanë mashtruar edhe kryeministrin e...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pasi Kenia ka njohur pavarësinë e Kosovës. Begaj ka falënderuar presidentin kenian, William Rutto, për...
    Lajme26 Mars 2025
    Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për rinumërimin e votave me postë. Në vendimin e Supremes thuhet se...
    Lajme26 Mars 2025
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë sot pjesë në një diskutim të Organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, ku është folur për...
    Lajme26 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Republika e Kenias ka njohur sot Kosovën. Osmani, ka falëneruar presidentin e Kenias, Ruto...
    Opinione26 Mars 2025
    Opinion nga Drizan Shala, njohës i cështjeve të sigurisë: Lufta Hibride dhe Pasiguria Publike: Përdorimi i Destabilizimit Ekonomik, Psikologjik dhe Social si...
    Lajme26 Mars 2025
    Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka reaguar pas njohës së Kosovës si shtet i pavarur nga ana e Kenia-s, duke e cilësuar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.