×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kroacia me mbështetje për vendet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE

    FrontOnline
    21 Qershor 2024

    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ishte pjesëmarrës në takimin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” që u mbajt në Vjenë.

    Në këtë takim, Radman konfirmoi mbështetjen e Kroacisë për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    “Në mbledhjen e sotme u miratua Deklarata, e cila synon të inkurajojë vendet fqinje në rrugën evropiane, bazuar në arritjet e tyre, duke afirmuar vlerat e përbashkëta, sundimin e ligjit dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë”.

    “Ata diskutuan bashkëpunimin ekonomik, duke përfshirë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Republika e Kroacisë mbështet forcimin e bashkëpunimit ekonomik në zonën e Ballkanit Perëndimor me qëllim reduktimin e hendekut ekonomik. Hyrja e vendeve të Evropës Juglindore në tregun e përbashkët do të inkurajojë më tej investimet dhe do të mundësojë rritje më të fortë ekonomike dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së kroate, transmeton Klankosova.tv.

    Më tej, ministria e Punëve të Jashtme kroate tha se Kroacia është e përkushtuar ndaj rritjes së diversifikimit të energjisë në rajon, në mënyrë që sipas tyre, të lidhet më mira Evropa Qendrore me atë Juglindore dhe të arrihet një siguri më e madhe energjetike.

    “Republika e Kroacisë mbështet Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor si një pjesë kyçe e transformimit të këtyre vendeve në rrugën evropiane”, thuhet në njoftim.

    Pjesë e takimit të vendeve anëtare të BE-së “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” që u mbajt në Vjenë ishte edhe Kosova, e cila u përfaqësua nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    KurtiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se vizitat në komunat veriore nuk bëhen kundër askujt, por ato janë të domosdoshme për...
    Lajme11 Shtator 2024
    Para stacionit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës ka nisur një protestë e serbëve lokalë pas arrestimit të katër të...
    Të tjera
    Kronika11 Shtator 2024
    Një burrë në Podujevë ka njoftuar policinë se kishte pranuar një thirrje telefonike kërcënuese nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut. Sipas...
    Kronika11 Shtator 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    I nominuari i republikanëve për kandidat presidencial, Donald Trump, dhe kundërshtarja e tij demokrate, nënpresidentja Kamala Harris, morën pjesë në debatin e...
    Kronika11 Shtator 2024
    Një burrë në Prizren ka njoftuar policinë se ka hasur në një kuti metali ushtarake, brenda së cilës kishte disa krehër me...
    Vip11 Shtator 2024
    Aktorja dhe moderatorja e njohur, Jonida Vokshi është mjaft aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Ajo sot ka publikuar disa...
    Sport11 Shtator 2024
    Lindon Berisha është njëri prej portierëve kosovarë që pritet të ketë të ardhme të ndritshme. 17 vjeçari i ka shfaqur aftësitë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.