Janë mbyllur dy ndeshjet e xhiros së fundit në Grupin D të Kampionatit Evropian “Euro2020”.
Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore 0-1 ndaj Republikës së Çekisë në Ëembley.
“Tre Luanëve” ju mjaftoi goli i minutës së 12-të të realizuar nga Sterling për ta mposhtur Çekinë dhe njëkohësisht ta sigurojnë vendin e parë në grupin përkatës.
Jo shumë larg Anglisë, gjegjësisht në Glasgow, Kombëtarja e Kroacisë e ka kapur vendin e dytë pasi mposhti Skocinë.
3-1 ishte rezultati në favor të kombëtares ballkanike në këtë përballje.
Golat për kroatët i realizuan Vlasiq (17’), Modriq (62’) dhe Perishiq (77’), ndërkohë për skocezët golin e nderit e shënoi McGregor.
Kësisoj, Anglia radhitet e para në grup me 7 pikë, vendi i dytë i takon Kroacisë me 4 pikë, aq sa ka edhe Çekia që tani e kërkon kualifikimin përmes vendit të tretë dhe krejt në fund të tabelës është Kombëtarja e Skocisë e cila e mbyllë aventurën në “Euro2020” me vetëm një pikë.