×
  • Ekonomi
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kriza ushqimore globale, Britania paralajmëron për rritje “apokaliptike” të çmimeve

    FrontOnline
    17 Maj 2022

    Britania e Madhe paralajmëron rritje “apokaliptike” të çmimeve të ushqimeve në mbarë botën. Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, tha se kriza globale e nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, është një shqetësim madhor, jo vetëm për Mbretërinë e Bashkuar, por edhe për ekonomitë në zhvillim.

    “Kam frikë se do të dukem apokaliptik kur të flas për furnizimet me ushqime”, u shpreh ai, duke folur në Komitetin e Thesarit të Parlamentit britanik, teksa zbuloi disa nga bisedat që zhvilloi në takimin e pranverës së FMN-së, para një muaji, në Uashington.

    Guvernatori i Bankës së Anglisë sqaroi se ministri ukrainas i Financave i kishte konfirmuar se qeveria e Kievit ka ushqime në magazina, por nuk mund t’i eksportojë ato, gjithashtu ishte shprehur optimist për të mbjellat e këtij viti, por për momentin nuk janë kushtet për të çuar dërgesa jashtë vendit:

    “Momentalisht, situata po përkeqësohet dhe ky është një shqetësim madhor dhe më duhet t’ju them se nuk është vetëm për këtë vend, por është shqetësim madhor edhe për botën e zhvilluar gjithashtu. Dhe kështu që, ndjesë që po bëhem apokaliptik për një moment, por është një shqetësim madhor”.

    Çmimet e produkteve ushqimore, konfirmoi Bailey, do të ndikohen nga lufta në Ukrainë, që është një vend prodhues kryesor global i grurit dhe vajit të gatimit. Megjithatë, kreu i Bankës britanike refuzoi rritjen e normave të interesit për t’i paraprirë rritjes së çmimeve.

    “Nuk mund të parashikojmë luftërat”, u shpreh ai.

    Ndërsa një tjetër zyrtar i Bankës së Anglisë tha se nuk kishte politika monetare që mund të vendoseshin në zbatim më përpara për të ruajtur nivelin e inflacionit në 2% këtë vit. Në muajin mars, norma e inflacionit të çmimit të konsumit arriti në 7% dhe ekonomistët paralajmërojnë se mund të shkojë deri në 9.1%, niveli më i lartë që prej vitit 1982. /a2cnn

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.