Kriza energjetike ka prekur tash e disa javë Kosovën.
Shumë familje, biznese, por edhe institucione u prekën nga reduktimet e rrymës, raporton “Front Online”.
Policia e Kosovës tashmë i ka marrë masat. Ajo ka blerë katër gjeneratorë në vlerë mbi 19 mijë euro.
Kontratën ia ka dhënë kompanisë Diari, që ishte edhe operatori i vetëm që ofertoi, raporton “Front Online”.
Sa i përket karakteristikave, gjeneratorët kanë 1500 rrotullime, r.p.m,tensioni standard-400/230 VAC, faktor të fuqisë-0.8,3 fazor, frekuenca-50Hz, disel.
Këto makina kanë garancion 24 muaj, i cili nisë të rrjedh prej datës së dorëzimit të tyre, raporton “Front Online”.