Historia e dashurisë që nisi në “Dancing With the Stars” mes Elhaida Danit dhe Ledian Agallijajt, bëri jo pak bujë në rrjet.
Por, pavarësisht komenteve negative dhe kritikave që morën nga ndjekësit, Elhaida dhe Lediani vijuan romancën e tyre, gjë të cilën e tregonin edhe përmes postimeve në rrjetet sociale.
Deklaratat e tyre të dashurisë nuk munguan si në emision, ashtu edhe në Instagram dhe nisur nga kjo, mund të pritej të paktën një urim për “Ditën e të Dashuruarve”.
Këngëtarja duket se e ka kaluar një pjesë të ditës së Shën Valentinit, me shoqen e saj.
Këtë gjë e ka treguar vetë Elhaida përmes rrjeteve sociale, ndërsa nuk ka ndarë asnjë foto dhe asnjë urim për Ledianin.