Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka paraqitur të dhënat në Federatën e Futbollit të Serbisë për trukimin e dy ndeshjeve në garat vendore.
Përfaqësuesit e UEFA-së, bazuar në monitorimin e pagesave në dyqanet e basteve në Evropë dhe Azi, kanë identifikuar anomali serioze dhe kanë përcjellur dokumentacionin në federatën serbe, shkruan FrontOnline.
Ndeshjet në fjalë janë zhvilluar në mars të këtij viti – njëra në fillim dhe tjetra në fund të muajit.
Për shkakt ë pagesave të mëdha në Lindjen e Largët, kjo situatë është cilësuar alarmante.
Procesi i analizimit të ndeshjeve të dyshimta zgjati shumë.
Pjesëmarrja e futbollistëve individualë u monitorua shumë si dhe mënyra e lehtë e shënimit të golave./FrontOnline/