Zvicra është tronditur nga një krim tjetër brenda familjes. Me 12 mars, një konflikt verbal eskaloi duke përfunduar me dhunë fizike mes çiftit kosovar, N.B dhe F.B.
Gjithçka ndodhi në shtëpinë e tyre në Schafisheim. Pasi qëndroi një javë në kujdes intenziv, kosovarja N.B ka humbur jetën.
Burri 46 vjeçar nga Kosova është arrestuar dhe do të jetë në paraburgim për 3 muaj.
Sipas zyres së prokurorit lokal, ai nuk kishte asnjë ndjekje penale në të kaluarën.
Fqinjët e çiftit kosovar thonë se janë të befasuar me ngjarjen ngase ata shquheshin për raportet e mira mes vete.