Dritan Abazoviq, drejtuesi shqiptar i “Partisë Ura” në Malin e Zi është kërcënuar me jetë.
Raportohet se Abazoviq ka marrë një mesazh ku shkruhej se ai do të vritej në rast se bashkëpunon me “Çetnikët”, për krijimin e qeverisë malazeze.
Policia ka dyshime për personin përgjegjës, i cili nuk jeton në Mal të Zi. Për këtë arsye, policia malazeze ka kërkuar ndihmën e Interpolit.
Personi i dyshuar është një 69-vjeçar nga Rozhaja, i cili jeton në Suedi.