Një person është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës nga Policia e Kosovës.
I njëjti kishte urdhër arrest nga Gjykata, pasi dyshohet për vjedhje të rëndë në Viti në vitin 2013.
Njoftimi i Policisë:
VJEDHJE E RËNDË
Viti – Janar 2013. Bazuar në urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata, në Aeroportin e Prishtinës është arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në muajin Janar 2013. I dyshuari pas intervistimit në prezencë të avokatit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Front Online