×
  • Lajme
  • Lajme

    Kreu i Zubin Potokut: Punimet për riparimin e kanalit të Ibër-Lepencit do të përfundojnë brenda 2 muajve

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2024

    Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka treguar për punimet në lidhje me riparimin e kanalit të Ibër-Lepencit, të cilat ishin dëmtuar nga sulmi terrorist serb, mbrëmjen e 29 nëntorit 2024 në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut.

    Sipas tij, procesi i restaurimit është duke u zhvilluar pa pengesa dhe aktualisht është normalizuar furnizimi me ujë për qytetarët e rajonit.

    “Punimet janë duke u zhvilluar. Furnizimi me ujë është kryer, qasja nuk ka ndonjë pengesë, është normalizuar gjithçka”, ka thënë ai për FrontOnline.

    Zeqiri bëri të ditur për “Front Online” se furnizimi me ujë është kryer dhe ka funksionuar në mënyrë të plotë, duke përfshirë krijimin e një gjysmë unaze që lidh burimet e ujit dhe siguron furnizim të vazhdueshëm për banorët.

    “Furnizimi ka bërë një gjysmë unaze që është lidhë dhe punimet vazhdojnë deri në përfundimin e dërrasës së re, aty ku ka ndodhur shpërthimi”, deklaroi Zeqiri.

    Ai shtoi se puna për restaurimin e dërrasës së kanalit, aty ku ndodhi shpërthimi, është në fazat e fundit, të cilat mund të zgjasin deri në dy muaj.

    “Duhet të rindërtojnë dërrasën, ekspertët thonë se punimet mund të shkojnë deri në 1 muaj apo 2 muaj”, shtoi Zeqiri.

    Kryetari i Zubin Potokut gjithashtu theksoi se nuk do të ketë probleme të tjera me furnizimin me ujë, pasi sistemi i furnizimit është stabilizuar dhe ka funksionuar siç duhet gjatë gjithë kohës së punimeve.

    “Punimet nuk do të ndalën deri të përfundojnë. Problem me furnizim me ujë nuk do të ketë”, përfundoi Zeqiri për “Front Online”.

    Shpërthimi i 29 nëntorit në Ibër-Lepenc dëmtoi kanalin prej nga furnizohen me ujë disa qytete dhe termoelektrana të vendit, pasi që u shkaktua nga rreth 20 kilogramë eksplozivë, sipas Policisë së Kosovës, dhe u cilësua si më i rëndi në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99. Sulmi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale dhe ndërprerje të furnizimit të rregullt me ujë dhe rrymë në disa zona të vendit./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Deputeti i AAK-së, Haki Abazi në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka bërë një parashikim për rezultatin e zgjedhjeve. Ai...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur mjaftë ashpër ndaj disa vendeve të Bashkimit Evropian në lidhje me sanksionet ndaj Kosovës, dhe...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të heq masat sa më parë dhe plotësisht duke thënë se nuk...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Dhjetor 2024
    Ukrainasit të gatshëm të heqin dorë nga territori. Në këmbim kërkojnë garanci për sigurinë e vendit. Evropianët e ndarë: francezët dhe gjermanët...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Kaja Kallas, Përfaqësuese e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, para samitit BE-Ballkani Perëndimor, ka deklaruar se ky...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, shprehu mirënjohjen e tij për shefin e Misionit të EULEX-it, gjeneral major Giovanni...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Gresë Krasniqi, ka zhvilluar një vizitë në Hagë ku ka takuar babën e saj që gjendet atje, Jakup Krasniqin. Gresa në vizitë...
    Bota/Rajoni18 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama a bërë të ditur se ka takuar Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos të cilën e...
    Vip18 Dhjetor 2024
    Xuxi dhe Sara kanë vijuar diskutimin mbi bukurinë e femrave dhe ndërhyrjet estetike. Xuxi u shpreh se sipas tij një femër natyrale...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.